Besimi: Në procesin e punësimeve të reja, MF-ja njofton vetëm mbi sigurimin e mjeteve financiare në buxhetin e shfrytëzuesve buxhetorë

Kompetenca kryesore e Ministrisë së Financave është  projektimi i buxhetit, sigurimi i kornizës dhe supozimeve kryesore, si dhe të vepruarit në përputhje me ato që miratohet në Kuvend, ku deputetët vendosin në emër të qytetarëve dhe çdo gjë që është e re dhe përtej asaj që është miratuar, duhet të presë buxhetin e ri.

Këtë theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi, në përgjigjen e pyetjeve gjatë konferencës së sotme në Qeveri, ku bëri të ditur se për tejkalimin e paqartësive që paraqiten në procesin e përcaktuar ligjor për punësimet e shfrytëzuesve buxhetorë, procedura do të shpallet publikisht në faqen e internetit të Ministrisë së Financave.

“Lidhur me procesin e realizimit të punësimeve të reja tek shfrytëzuesit buxhetorë, Ministria e Financave njofton vetëm për sigurimin e mjeteve financiare te shfrytëzuesi buxhetor ku  duhet të realizohet punësimi i ri, sepse këto janë mjete nga buxheti dhe çdo shpenzim që nuk është paraparë dhe që nuk janë siguruar mjete do të thotë dëmtim i buxhetit”, theksoi ministri i Financave dhe potencoi se Ministria e Financave nuk ka kompetenca dhe kapacitet për të kryer mikromenaxhim në institucionet dhe përgjegjësia për këtë qëndron tek ata që drejtojnë institucionet.

Ministri shtoi se në rastin e Klinikës në Shtip, si dhe për të gjitha rastet e tjera për të cilat janë parashtruar kërkesa në Ministrinë e Financave, zhvillohet komunikim ndërmjet institucioneve dhe bëhen përpjekje për tejkalimin e dallimeve në këtë drejtim.

Related posts

Kryetari Ahmeti mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Zvicrës, Sh.T.Z. Christoph Sommer

Shkup, 2 shtator 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e…

Kryetari Ahmeti uron 1 shtatorin - fillimin e vitit të ri shkollor

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, uron 1 shtatorin – fillimin e vitit të ri shkollor. Në vazhdim, postimi…

BDI: Qeveria i tërheq 6 milion euro të siguruara për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina” mjetet dhe plani ishin gati por kjo qeveri zgjodhi të mos e realizoj ketë projekt

Shkup, 31 gusht 2026 BDI – Konferencë për media Bekim Rexhepi – ish Zëvendës Ministër i Transportit dhe Lidhjeve https://www.facebook.com/share/v/1TM6tRCjv9/?mibextid=wwXIfr Të nderuar…