Besimi: Për herë të parë krijojmë sistem evropian të menaxhimit me mbetje të ngurta, sinjifikativ për uljen e ndotjes

Republika e Maqedonisë së Veriut për herë të parë do të krijojë sisteme rajonale të menaxhimit me mbetje të ngurta sipas standardeve evropiane. Mjetet janë siguruar nga Ministria e Financave, ndërsa projekti do të realizohet përmes Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Sot, sa i përket realizimit të këtij projekti,  ministri i Financave, Fatmir Besimi dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini nënshkruan marrëveshje me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Mjetet sigurohen nga BERZH-i, BE-ja, Sekretariati Shtetëror i Zvicrës për Çështje Ekonomike (SECO) dhe Agjencia e Suedisë për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA).

“Sot, me partnerët tanë, Bashkimin Evropian dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, nënshkruam Marrëveshjen e huasë ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe BERZH-it, si dhe Marrëveshjen e projektit ndërmjet BERZH-it dhe MMJPH-së, e cila është implementuese e projektit. Me këto marrëveshje, Qeveria e RMV-së siguron hua në vlerë prej 55 milionë eurove me kushte të favorshme nga BERZH-i. Gjithashtu, nga BE-ja u sigurua edhe granti në vlerë prej 24.8 milionë eurove, granti në vlerë përafërsisht prej 9 milionë eurove nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështje Ekonomike (SECO) dhe 1 milionë euro në mënyrë shtesë nga Agjencia e Suedisë për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA).

Ai theksoi se ky investim ka rëndësi kyçe sa i përket ardhmërisë “më të gjelbër dhe të qëndrueshme” të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Investimi  përveç që do të kontribuojë në uljen e ndojtjes së ajrit, që është prioriteti kryesor i qytetarëve tanë, po ashtu do të jetë edhe shembull për nxitjen e zhvillimit të projekteve të reja në sferën e ekonomisë qarkore, si dhe për kontributin në zhvillimin rajonal.

Mjetet do të shfrytëzohen për krijimin e sistemeve rajonale të menaxhimit me mbetје sipas standardeve evropiane. Do të përfshihen: Rajoni juglindor, rajoni i Vardarit, rajoni i Pellagonisë, rajoni Jugperëndimor dhe rajoni i Pollogut. Kështu, Ministria e Financave dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor do të bëjnë ndryshim sinjifikativ në menaxhimin me mbetje të ngurta.

Ky projekt është i orientuar në zbatimin e qëllimeve dhe politikave të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim të promovimit të sistemit të qëndrueshëm të menaxhimit me mbetje.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…