Besimi – Silvestri: Të shfrytëzohen mundësitë për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Italisë

Kriza energjetike dhe pasojat ekonomike mbi ekonominë evropiane, si dhe përforcimi i bashkëpunimit ekonomik me Italinë ishin temat që u diskutuan në takimin e sotëm të ministrit të Financave, Fatmir Besimi me ambasadorin e Italisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Andrea Silvestri.Në këtë takim u theksua se ndërmjet dy vendeve ekzistojnë mundësitë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe se ato duhet të shfrytëzohen. Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Italia janë aleate në NATO, ndërsa nga Italia, si pjesë e familjes evropiane pritet përkrahja e saj sa i përket reformave që i zbatojmë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Si prioritet kemi zbatimin e reformave, tranzicionin e gjelbër, efikasitetin energjetik, përforcimin e kapitalit njerëzor, por edhe investimet e parapara me Planin intervenues për investime, si dhe mundësinë që investimet të financohen me përkrahjen e BE-së. Gjithashtu, u theksua se fokusohemi në ballafaqimin me krizën energjetike, si dhe me atë shëndetësore, të shkaktuar nga Kovid 19.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…