Besimi – Yu: Vijon partneriteti i ndërsjellë me Bankën Botërore përmes Kornizës së re, ku prioritet është arritja e rritjes inkluzive, të qëndrueshme dhe të gjelbër

 Sot, ministri i Financave, Fatmir Besimi zhvilloi takim pune me drejtoreshën rajonale të BB-së për Ballkanin Perëndimor, Xiaoqing Yu dhe drejtorin e BB-së në vend, Massimiliano Paolucci. Në këtë takim u diskutua mbi Kornizën e re të partneritetit me RMV-në për periudhën 2024-2028. “Bashkëpunimi me Bankën Botërore është në bazë të partneritetit të ndërsjellë dhe strategjive shumëvjeçare të bashkëpunimit. Jemi në fazën e hartimit të Kornizës së re të partneritetit, me ç’rast Banka Botërore përgatiti analizë, ku definohen prioritetet për katër vitet e ardhshme”, theksoi ministri Besimi në këtë takim dhe u shpreh i kënaqur nga përkrahja e vazhdueshme e deritashme që vendi ynë ka marrë nga ky institucion financiar ndërkombëtar.
Ai shtoi se Korniza e partneritetit, i përmbledh fushat në të cilat banka do të sigurojë përkrahje për axhendën zhvillimore të vendit dhe se partneriteti me bankën përmes kornizës së re, ka rëndësi të veçantë për zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë sonë në rrugën drejt BE-së, me të cilën do të përgatiteten projekte prioritare të rëndësishme të Qeverisë së RMV-së, të pasqyruara në dokumentet strategjike nacionale.
Raporti i hartuar nga Banka Botërore, si bazë e Kornizës së re – Diagnostifikimi sistematik i vendit, iu prezantua edhe Qeverisë së RMV-së. Objektivi i Kornizës së re është të arrihet rritje inkluzive, e qëndrueshme dhe e gjelbër në ekonomi. Në këtë kornizë do të inkorporohen prioritetet e Qeverisë, të pasqyruara në dokumentet strategjike nacionale dhe në Programin e rritjes ekonomike, i cili përmban reformat kyçe të miratuara bashkërisht me BE-në.Në takimin e zhvilluar në Ministrinë e Financave u rishikua shkalla e aktiviteteve reformuese që Qeveria i zbaton për marrjen e përkrahjes buxhetore përmes huasë për politika zhvillimore.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…