Bisedë telefonike Osmani- Ann Linde

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka zhvilluar sot bisedë telefonike me Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për prioritetet e politikës së jashtme dhe të sigurisë të të dy vendeve, perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, aplikimin e Suedisë për anëtarësim në NATO, si dhe sfidat aktuale ndërkombëtare në kontekstin e ndryshuar gjeopolitik.

Ministri Osmani falënderoi për përkushtimin e vazhdueshëm të Suedisë në procesin e zgjerimit të BE-së dhe qëndrimin parimor të Suedisë se vendimi i Këshillit të BE-së i marsit 2020 lidhur me hapjen e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut duhet të zbatohet sa më shpejtë që është e mundur. Njëherazi, ai shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme zhvillimore nga Suedia në ndarjen e përvojave dhe forcimin e kapaciteteve të institucioneve të vendit tonë, veçanërisht në fushën e demokracisë, sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut, barazisë gjinore, aktiviteteve klimatike, mbrojtjes së ekosistemeve, zhvillimin ekonomik inkluziv.

Të dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe për forcimin e sigurisë në Evropë, me çka nga ana jonë u përsërit mbështetja e fortë për anëtarësimin e Suedisë në NATO. Osmani theksoi se Maqedonia e Veriut, si anëtarја më е rе е NATO-s, është ithtarе е fuqishme е politikës së dyerve të hapura të Aleancës, bazuar në merita dhe të drejtën e çdo kombi për të zgjedhur ose ndryshuar aranzhimet e veta të sigurisë, përfshirë edhe kursin e tyre të politikës së jashtme.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…