Dega Bërvenicë mbajti Mbledhje me Popullin

Çellopek-Bërvenicë, 24 janar 2025

Sonte, udhëheqësi i popullit shqiptar, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, mori pjesë në një mbledhje me popullin në Bërvenicë, e organizuar nga dega e BDI-së në këtë lokalitet. Në këtë takim, i pranishëm ishte një numër i madh qytetarësh, anëtarësh dhe simpatizantësh të BDI-së, të cilët diskutuan mbi gjendjen jo të lakmueshme në vend.

Gjatë mbledhjes, qytetarët shprehën shqetësimet e tyre dhe vërejtjet ndaj qasjes së pushtetit aktual ndaj shqiptarëve, duke theksuar domosdoshmërinë për një trajtim të drejtë dhe të barabartë të të gjithë qytetarëve në përgjithësi dhe të shqiptarëve në veçanti.

Lideri i BDI-së, z. Ali Ahmeti, theksoi se ndihej krenar për faktin se shqiptarët janë të bashkuar në çdo vend për të mbrojtur të drejtat e tyre, të drejta që janë arritur pas shumë mundi dhe sakrifice. Ai siguroi të pranishmit se Bashkimi Demokratik për Integrim do të qëndrojë i palëkundur në çdo betejë, duke mbrojtur themelet e Marrëveshjes së Ohrit, e cila mbetet shtyllë e stabilitetit dhe paqes në Maqedoninë e Veriut.

BDI-ja do të vazhdojë të jetë një forcë e qëndrueshme dhe e fortë për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve dhe për avancimin e interesave të tyre në të ardhmen.

https://www.facebook.com/share/p/1Bbq4JUp5T

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…