Dega Butel mbajti Kuvendin Zgjedhor

Butel, 24 qershor 2026

Në një atmosferë të shkëlqyer organizative, me energji pozitive dhe frymë uniteti, sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Butel, në prani të liderit, Ali Ahmeti.

Gjatë punimeve të Kuvendit u konstituuan organet dhe strukturat drejtuese të degës, duke u zgjedhur unanimisht Kryesia e Degës, Këshilli Mbikëqyrës dhe Komiteti i Veteranëve. Procesi zgjedhor konfirmoi edhe një herë kohezionin, pjekurinë politike dhe përkushtimin e anëtarësisë së BDI-së ndaj vlerave dhe parimeve mbi të cilat është ndërtuar organizata jonë.

Në diskutimet e zhvilluara u vlerësua se Bashkimi Demokratik për Integrim, edhe pas 24 vitesh veprimtari, vazhdon të mbetet forca më e organizuar, më e konsoliduar dhe më e qëndrueshme politike shqiptare në vend, falë besimit të anëtarësisë dhe lidhjes së pandërprerë me interesat e qytetarëve.

Vëmendje e veçantë iu kushtua zhvillimeve politike në vend gjatë dy viteve të fundit. U theksua se vendi po përballet me procese shqetësuese që po cenojnë standardet e arritura ndër vite dhe po vënë në pikëpyetje shumë prej të drejtave dhe mekanizmave që garantuan avancimin e pozitës së shqiptarëve dhe ndërtimin e një shoqërie të barabartë.

Pjesëmarrësit vlerësuan se retorika për “cilësi dhe jo etni” është shndërruar në mbulesë për politika që kanë prodhuar dobësim të përfaqësimit të drejtë, relativizim të të drejtave të fituara dhe heshtje përballë vendimeve që dëmtojnë interesat legjitime të shqiptarëve.

Nga Kuvendi Zgjedhor i Degës së Butelit u përcoll mesazhi se BDI mbetet e bashkuar, e organizuar dhe e vendosur për të mbrojtur të arriturat e shqiptarëve, frymën e Marrëveshjes së Ohrit, barazinë e plotë dhe orientimin euroatlantik të vendit.

Bashkimi Demokratik për Integrim do të vazhdojë të veprojë me përgjegjësi, vendosmëri dhe vizion të qartë në mbrojtje të dinjitetit, barazisë dhe interesit të qytetarëve.

https://www.facebook.com/share/p/18XJeYXM6P/?mibextid=wwXIfr

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…