Dega Kumanovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Kumanovë, 12 qershor 2026

Në Kuvendin Zgjedhor të Degës së Kumanovës, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, vlerësoi fuqinë organizative dhe pjekurinë politike të strukturave të partisë, duke theksuar se ky kuvend dëshmoi forcën e organizimit dhe vlerat mbi të cilat ndërtohet rrugëtimi politik i BDI-së.

Ahmeti nënvizoi se e kaluara e BDI-së dhe kontributi i çdo themeluesi që ka lënë gjurmë në historinë kombëtare përbëjnë themelin mbi të cilin ndërtohen fitoret politike të partisë.

Ai e cilësoi emërimin e anëtarëve të Komitetit të Veteranëve si një vlerësim të merituar për kontributin dhe sakrificën e tyre ndër vite, duke theksuar se përvoja e tyre mbetet një aset i çmuar dhe udhërrëfyes për gjeneratat që vijnë.

Një falënderim i veçantë iu drejtua nëndegëve dhe këshillave vendorë, të cilët, sipas tij, janë shtylla kryesore e organizimit dhe garancia më e fortë e lidhjes me qytetarët.

Ahmeti shprehu bindjen se vetëm përmes unitetit të palëkundur, disiplinës organizative dhe angazhimit të përbashkët do të forcohet më tej pozicioni politik i BDI-së dhe do të mbrohen interesat e qytetarëve që ajo përfaqëson.

BASHKË do të vazhdohet misioni politik, më i vendosur se kurrë drejt fitoreve të reja.

https://www.facebook.com/share/p/1HEVWKsyxY

Related posts

Dega Zhelinë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Zhelinë, 14 qershor 2026 Kuvendi Zgjedhor i Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Zhelinë konfirmoi edhe një herë vitalitetin organizativ, unitetin…

Kryetari Ahmeti, mori pjesë në varrimin e bashkëluftëtarit të tij Sahit Jashari

Prekaz. 12 qershor 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mori pjesë në varrimin e bashkëluftëtarit të tij, Sahit Jashari….

Bashkëbisedim i Kryetarit Ahmeti, me rininë, në Kompleksin Memorial "Nëna Shqiptare"

Zajaz, 10 qershor 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, bashkëbisedoi me të rinjtë në Kompleksin Memorial “Nëna Shqiptare” në…