Dega Saraj mbajti Kuvendin Zgjedhor

Saraj, 29 qershor 2026

Në prani të Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Saraj, në një atmosferë uniteti, entuziazmi dhe besimi. Gjatë kuvendit u zgjodhën Kryesia e Degës, Këshilli Mbikëqyrës, Komiteti i Veteranëve, si dhe sekretarët e sekretariateve.

Në fjalën e tij, Kryetari Ahmeti theksoi se Saraji mbetet një bastion i fuqishëm i BDI-së dhe një garanci për mbrojtjen e dinjitetit dhe përfaqësimit të denjë të shqiptarëve.

Duke uruar të zgjedhurit për përgjegjësitë e reja, Kryetari Ahmeti bëri thirrje për unitet, përkushtim dhe angazhim të vazhdueshëm në forcimin e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe në shërbim të qytetarëve.

https://www.facebook.com/share/p/1Eh3mPeEqz/?mibextid=wwXIfr

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…