Pas përfundimit të seancës plenare të mbledhjeve të dy Qeverive në Sofje punimet vijuan në seanca të komisioneve përkatëse. Pas seancave të komisioneve, në prononcime ekskluzive për Indeks.mk japin sqarime mbi takimet Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi si dhe ministrat Besimi, Osmani, Bekteshi, Nuredini dhe Shaqiri. Zëvendëskryeministri i parë Grubi theksoi se ka qenë një atmosferë pozitive dhe një mikpritje e ngrohtë nga pala bullgare. “Atmosferë shumë pozitive dhe mikëpritje shumë e ngrohtë nga kolegët tanë bullgar dhe tashmë sapo e përfunduam seancën e parë të komisionit për Kulturë, arsim e shkencë, rini dhe sport dhe turizëm dhe jam jashtëzakonisht optimist për arritjen e shumë projekteve të përbashkëta të cilët do të realizojmë në muajt para nesh, nënshkrimin e shumë memorandumeve bashkëpunuese midis dy paleve dhe vlesëroj që kjo seancë e komisionit por edhe e seanca plenare që do të pason do të jetë e suksesshme dhe jam i bindur për rezultate shumë optimiste nga gjithë kjo vizitë e jona në Sofje”, theksoi kështu Grubi. Ndërkohë që ministri i Punëve të jashtme Bujar Osmani këtë vizitë e vlerëson shumë premtuese. “Është premtuese ka nisur me një intenzitet të madh me shumë pika në agjendë veçmë grupet e punës përveç se janë takuar veç e veç në format të grupeve por edhe në kuadër të takimeve plenare tre memorandume nënshkruen sot, dy iniciativa, një për themelimin e linjës Shkup-Sofje avio linjës një për transportin e mallrave, ashtu që me pesë produkte dalin vetëm në këtë takim sot natyrisht në kuadër të ministrisë së Jashtme ne folëm edhe për tema politike dhe ky proces vazhdon ne po investojmë me gjitha kapacitetet tona dhe shpresojmë që gjithçka do të del mirë”, theksoi për Indeks.mk ministri i Punëve të jashtme, Osmani. Duke vlerësuar seancën e parë të mbledhjes së përbashkët mes dy Qeverive, ministri i Arsimit dhe shkencës Jeton Shaqiri në një prononcim ekskluziv për Indeks.mk shton se është i kënaqur nga takimet. “Seancën e parë e vlersoj pozitivisht jam shumë i kënaqur nga takimet të cilat janë analizuar në mbledhjen e përbashkët midis dy Qeverive ku pata mundësi të takoj edhe Ministrin Denkov Ministrin e Arsimit dhe shkencës nga Republika e Bullgarisë me të cilin kjo seancë dhe në periudhën e ardhshme kohore do të kemi bashkëpunim të frytshëm në aspektin e bashkëpunimit të institucioneve të arsimit në vendin tonë dhe besoj që kjo është një fillim i mbarë për të zhvilluar më tutje bashkëpunimin tonë të përbashkët”, tha Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe shkencës. Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi vlerëson se është një pikënisje e mirë kjo vizitë dhe mbledhja e përbashkët e qeverive në Sofje për të harmonizuar gjithë legjislacionin. “Konsideroj që është një pikënisje shumë e mirë marrë parasysh që në pjesën e grupës së punës në kuadër të ekonomisë dhe rritjes së shkëmbimit tregtar më kemi vetëm rezultate konkrete. Sot nënshkruam edhe memorandumin sa i përket bashkëpunimit të sipërmarrjeve të vogla në Maqedoninë e Veriut dhe Republikës së Bullgarisë e cila më pastaj do të pasojë edhe me organizimin e evenimenteve të ndryshme të cilat do të ndikojnë edhe në rritjen e shkëmbimit tregtar midis dy vendeve. Mendoj që në vijim do të kemi shumë punë që të harmonizojmë të gjithë legjislacionin me ndihmën teknike të cilën më vetëm se na ofron Republika e Bullgarisë në kuadër të kapitujve të cilat ne i përmbushim si Ministri e Ekonomisë dhe presim që pikërisht takime të tilla të japin fryte në një afat sa më të shkurtër”, shtoi kështu për Indeks.mk ministri Bekteshi. Kjo seancë është mjaft e rëndësishme duke patur parasysh intenzitetin e punës, kështu vlerëson ministri i Financave, Fatmir Besimi në një prononcim ekskluziv për Indeks.mk “Mendoj se kjo seancë është mjaft e rëndësishme duke patur parasysh intenzitetin e punës por edhe përkushtimin e të dyja palëve edhe kjo do të jetë një bazë e mirë për të thelluar bashkëpunim. Tani më janë formuar katër grupe pune dhe nga java e ardhshme do të ketë edhe një takim pune me grupin që ka të bëjë me investimet ekonominë dhe besoj që nëse kjo është ajo që do të vijojë në të ardhmen. Një optimizëm racional ku rezultatet do të jenë reflektim i punës të cilën do ta bëjmë. Shpresoj që kjo do të jetë një shtytje edhe për të filluar negociatat me Bashkimin Europian në të ardhmen e shpejtë”, theksoi kështu ministri Besimi. Bisedojmë për mjedisin jetësor ku kemi edhe shumë tema të përbashkëta që do t’i zgjedhim, kështu deklaroi për Indeks.mk ministri i Mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Naser Nuredini. “Deri tash kemi pasur disa biseda shumë konstruktive dhe bisedojmë për planet në kohën e ardhshme. Kemi disa projekte konkrete me bashkëpunime për kohën e ardhshme. Specifikisht bisedojmë për mjedisin jetësor ku kemi edhe shumë tema të përbashkëta që do ti zgjedhim në kohën e ardhshme”, sqaroi kështu ministri Nuredini.Video material: https://we.tl/t-XXMPeGJH8o https://youtu.be/mGPGzqVsuXM