Dialogu Strategjik me SHBA-në dha rezultatet e para

Në kuadër të realizimit të Dialogut Strategjik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Qeveria e ShBA-së solli vendim për ndarjen e mjeteve shtesë për forcimin e sundimit të ligjit në vend, për këtë qëllim janë ndarë mjete shtesë me shumë prej prej 4,318 milionë dollarë amerikanë.

Me fillimin e Dialogut Strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve janë ngritur në një nivel të ri më të lartë në emër të thellimit të partneritetit strategjik.

Dialogu strategjik filloi më 2 qershor në Uashington, ndërmjet delegacionit qeveritar të udhëhequr nga Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani nga ana jonë dhe delegacionit të udhëhequr nga Ndihmëssekretari i Shtetit të SHBA-së për Çështjet Evropiane dhe Euro-Aziatike. dr. Karen Donfried. Dialogu Strategjik paraqet forum i cili siguron vendosjen në kornizë të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit bilateral në mbrojtje, ekonomi, arsim, transport, energji, ndryshimet klimatike, zhvillimin demokratik, luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit, tregtinë dhe temave të tjera me interes të përbashkët

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…