Dita e Plisit/ Ahmeti: Kujtimet mbi heronjtë dhe atdhedashurinë, qëndrojnë të pavdekshme ndër breza vetëm përmes këngës e valles

Sot me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në Teatrin shqiptar në Shkup është mbajtur manifestimi Dita e Plisit.

Me plisin e bardhë të të parëve tanë në kokë në Teatrin Kombëtar Shqiptar në Shkup vazhduam traditën e shënimit të përvjetoreve të pavarësisë së Kosovës.

Kujtimet mbi heronjtë, atdhedashurinë, monopatet e rrugës së lirisë qëndrojnë të pavdekshme ndër breza vetëm përmes këngës e valles.

Përgëzime trupës artistike të Ansamblit tonë shtetëror dhe të Ansamblit “Drenica” që na rikthyen në kujtesë si shkëndijë frymëzimi rrugën e lavdisë sonë kombëtare.

https://www.facebook.com/photo?fbid=736939864466805&set=pcb.736940184466773
Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…