Do të sigurojmë pension social për çdo grua që nuk ka as një ditë pune

Kandidati për Kryeministër të parë Shqiptar, Naser Ziberi, sot në parkun
e Çairit prezantoi zotimin e tij për 100 ditët e para si Kryeministër.
Ai sot iu drejtua pensionistëve duke e sjellë në pah vlerën e të gjitha 
nënave dhe gjysheve të cilat me shumë mund kanë kontribuuar për ngritjen
e kësaj shoqërie dhe njëherit të cilat deri më tani nuk kanë pasur një
të ardhur si pension për arsye se puna e tyre nuk ka qenë kurë zyrtare.

“Unë si Kryeministër i parë Shqiptar dua të sigurohem që edhe ato që
kurë nuk kanë pasur një punë zyrtare por kanë kontribuuar në mënyrë të
barabartë e madje edhe më shume se sa dikush prej nesh, të mos lihen me
duar të zbrazëta. Unë po flas për ato të cilat shpesh harrohen. Unë po
flas për nënat dhe gjyshet tona të cilat na kanë rritur dhe na kanë
mbështetur gjithnjë, dhe nuk marrin pension shtetëror sepse puna e tyre
nuk ka qenë kurë zyrtare”- theksoi Ziberi, duke shtuar se një nga
veprimet tij të para si Kryeministër do të jetë vendosja e një pensioni
shoqëror për të gjitha gratë që nuk kanë të drejtë për pension pune.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…