Drejtori Halili prezantoi në Tetovë sesionin “Me transformimin digjital deri në inovacione”

Shumë ndërmarrje të sektorit agroushqimor dhe turizmit nga Tetova morën pjesë në sesionin e hapur informues për sfidën “Me transformimin digjital deri në inovacione”.

Ngjarja u organizua nga SEEU Tech Park Tetovo, dhe përfaqësuesit e FIZHT dhe Increasing Market Employability prezantuan detajet e sfidës si dhe nevojën për digjitalizimin e ndërmarrjeve.

#DFIZHT Festim Halili theksoi se: “SEEU Tech Park dhe FIZHT kanë të njëjtin vizion, për të nxitur investimet dhe sipërmarrjen në vend. Me këtë sfidë ne ndihmojmë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që të realizojnë më lehtë procesin e digjitalizimit të proceseve të punës”.

Sesioni tjetër informativ është online për të gjithë aplikantët e interesuar dhe do të mbahet më: 15 shkurt 2023 ora 10:00.

https://www.facebook.com/photo?fbid=748724776817991&set=pcb.748725213484614
Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…