Ekspertët e JICA do të ndihmojnë në grumbullimin dhe hulumtimin e të dhënave për menaxhimin me ujërat e Liqenit të Ohrit

Sot u mbajt një takim pune me ekipin e ekspertëve nga Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) i udhëhequr nga z. Akira Takechi dhe Ministri Nuredini, i shoqëruar nga ekipi i eskpertëve të MMJPH-së. Në takim u diskutua për realizimin e projektit të planifikuar “Grumbullimi dhe hulumtimi i të dhënave për menaxhimin me ujërat në zonën përreth Liqenit të Ohrit në Republikën e Maqedonisë së Veriut” për të cilën u ofrua ndihmë ekspertësh nga ekspertë të njohur japonezë me përvojë shumëveçare në këtë fushë. Duke pasur parasysh rëndësinë e mbrojtjes së Liqenit të Ohrit si një pasuri kombëtare natyrore dhe kulturore që njihet ndërkombëtarisht, realizimi i këtij projekti vlerësohet si jashtëzakonisht i rëndësishëm. Gjegjësisht, projekti në të vërtetë kupton azhurnimin dhe përmirësimin e të dhënave të cilat janë të përfshira në “Studimin e fizibilitetit për përmirësimin e punës së sistemit kolektor të Liqenit të Ohrit” e punuar në vitin 2015 në përputhje me ndryshimet e fundit në terren. Siç theksoi ministri Nuredini, faza e radhës do të ishte gjetja e zgjidhjeve për financimin e sistemit të kolektorëve dhe sigurimi i funksionimit të pandërprerë të tyre, që do të sigurojë mbrojtjen maksimale të ujërave të liqeneve, dhe kështu edhe ruajtjen e vlerave natyrore dhe shëndetit të njerëzve dhe të gjitha qenieve të gjalla përreth dhe brenda liqenit. Projekti prezanton një realizim të drejtëpërdrejtë të objektivave ndërkombëtare, por edhe realizimi i rekomandimeve të Komisionit të UNESCO-s. 

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…