Ekziston lodhje nga anulimet e njëpasnjëshme, janë të nevojshme vendime të guximshme

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot realizoi takim me Komisionerin Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhei, i cili është për vizitë pune në Shkup. Në fokus të bisedimeve ishte dosja evropiane e vendit tonë, në prag të Këshillave të qershorit dhe pritshmëritë për hap të domosdoshëm në drejtim të fillimit të negociatave të anëtarësimit, veçanërisht në këtë kohë. Bashkëbiseduesit u dakorduan se rrethanat e reja gjeopolitike kërkojnë konfirmim të politikës së zgjerimit si investim gjeostrategjik në paqe, stabilitet, siguri dhe mirëqenie ekonomike të të gjithë kontinentit evropian. “Maqedonia e Veriut deri më tani ka dëshmuar përkushtim jashtëzakonisht të lartë për progresin e vendit të rrugën e tij drejt Bashkimit Evropian. Përveç kësaj, arritëm 100% nivel të harmonizimit të shtetit me Politikën e Përbashkët dhe të Sigurisë së Unionit. Është koha që edhe Bashkimi Evropian t’ia zgjat dorën vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të demonstrojë qartë se e ardhmja e rajonit është evropiane. Rajoni është gjithnjë e më shumë i lodhur nga pritja, gjë që dëmton kredibilitetin e Bashkimit Evropian” theksoi Osmani. Në takim u bë fjalë edhe për përpjekjet për tejkalimin e dallimeve ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, si prioritet për të zhbllokuar rrugën tonë drejt BE-së

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…