Garat e nxënësve në teknikë popullore inkurajojnë kërkimin dhe krijimtarinë, kujdesi i të rinjve është institucional dhe qytetar

Garat shkollore janë aktivitet i rëndësishëm jashtëshkollor që avancojnë njohuritë dhe shkathtësitë e të rinjve dhe zhvillon kreativitetin. Duke garuar, të rinjtë fitojnë njohuri dhe përvojë të thelluar në një fushë të caktuar, marrin iniciativën, forcojnë shpirtin konkurrues si baza të forta për arritjen e suksesit në jetë dhe në nivel profesional. Mbështesim dhe inkurajojmë organizimin e garave për nxënës, duke i njohur ato si aktivitete përmes të cilave realizohen qëllimet arsimore, tha ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në hapjen e ekspozitës edukative të projekteve të shpërblyera kërkimore dhe inovative të 58-të Gara shtetëror të lidhjes së shoqatave të kërkuesve të rinj.
Ministri falënderoi Organizatën për teknikë popullore, e cila këtë vit shënon 75 vjet ekzistencë, si organizator i garave për nxënës në të cilën shumë nxënës të shkollave të mesme në një vend i prezentojnë projektet e tyre kërkimore dhe inovative në fushën e shkencave të aplikuara dhe natyrore.
“Këto ngjarje dhe jubile janë një dëshmi se ekziston një kujdes i madh dhe i gjerë shoqëror për të rinjtë në vend. Se përveç angazhimit institucional, ekziston edhe angazhim në sektorin civil për zbulimin e talenteve, për zhvillimin e potencialit të tyre dhe orientimin e tyre profesional. Prandaj të gjitha organizatave komunale të Teknikës popullore, sindikatave profesionale, ju uroj jetëgjatësi, shumë suksese dhe pritje të përmbushura në të ardhmen”, theksoi ministri Shaqiri.
Duke theksuar se po vijnë ditë më të mira për arsimin në Maqedoninë e Veriut, ministri i theksoi ndryshimet e mëdha të filluara, veçanërisht në bazën e sistemit arsimor kombëtar – në arsimin fillor, të cilat pritet të shfaqin efekte për disa vite dhe tanimë do të zbatohen përmes avancimit të renditjes globale të sistemeve arsimore.
Përpjekjet e MASH-it dhe të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut janë të drejtuara në krijimin e sistemit arsimor që do të rrisë kreativitetin dhe inovacionin tek të rinjtë dhe do të forcojë kompetencat digjitale dhe sipërmarrëse. Qëllimi ynë është të edukojmë qytetarë të cilët me njohuritë dhe shkathtësitë e tyre do të jenë të përgatitur për sfidat e shekullit të 21-të.
“Në arsimin e mesëm, ndryshimet janë tashmë efektive. Koncepti i arsimit dual është zgjeruar në pjesën më të madhe të shkollave profesionale dhe jep rezultate – të rinjtë fitojnë njohuri dhe shkathtësi praktike të zbatueshme që i bëjnë më të përgatitur për të hyrë në tregun e punës, por edhe për të vazhduar arsimin e lartë. Kemi plan të mire, por që të mund ai të jep rezultatet e dëshiruara, është e domosdoshme të merr mbështetje më të gjërë nga e gjithë shoqëria” theksoi Shaqiri.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…