Gostivari vazhdon me aktivitetet për Kryeministrin e parë Shqiptar

Tre ditë para fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 15 Korrikut, Shtabi Komunal Zgjedhor i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI në Gostivar, në mbledhje të ndara, realizoi takime me funksionarët lokal dhe qendror, anëtarët e kryesisë së degës si dhe kandidatët për deputetë nga dega e Gostivarit.

Shefi i Shtabit, z. Nexhati Jakupi dhe ndihmësi i tij, z. Bashkim Hasani, njoftuan zyrtarët e partisë mbi aktivitetet para dhe gjatë fushatës zgjedhore. 

Pos Jakupit dhe Hasanit, në mbledhjet e mbajtura në selinë në Gostivar, fjalë mbajtën edhe kandidatët  për deputetë nga dega e Gostivarit, zonj, Arta Bilalli – Zendeli, zonj. Vjollca Latifi – Ademi dhe z. Hasim Deari. Tema kryesore ishte ideja mbi Kryeministrin e parë Shqiptar të nxitur nga lideri, z. Ali Ahmeti.

Edhe në këto mbledhje, Jakupi dhe Hasani u fokusua tek kujdesi i shtuar për mbrojtje nga CoVid-19 gjatë gjithë aktiviteteve  parazgjedhore.  

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…