Grubi-Angellov: Dialog konstruktiv dhe intenziv midis Shkupit dhe Sofjes

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot priti në takim ambasadorin e Republikës së Bullgarisë, z. Angel Angellov. Zëvendëskryeministri i parë, Grubi ka falënderuar ambasadorin Angellov për intervenimin e shpejt të autoriteteve bullgare me qëllim zbardhjen e rastit tragjik ku humbën jetën 45 udhëtar të Maqedonisë së Veriut dhe trajtimin me kujdesin më të madh kushtuar atyre që shpëtuan. Mbyllja e shpejtë dhe e suksesshme e çështjes së hapur mes dy vendeve ishte temë tjetër e këtij takimi mes Grubit dhe Angellovit, me qëllim përshpejtimin e procesit të integrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian. Grubi gjatë takimit ka theksuar përkushtimin e Qeverisë në qëllimet strategjike që ka, respektimin e Marrëveshjes për Fqinjësi të mirë dhe Marrëveshjes së Prespës. Grubi dhe Angellovi u dakorduan se me Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria vendosën baza të shkëlqyera për bashkëpunim të mirë mes dy vendeve. Të dy bashkëbiseduesit, zëvendëskryeministri i parë Grubi dhe ambasadori Angellov, u dakorduan se Maqedonia e Veriut dhe Republika e Bullgarisë do të vazhdojnë me përkushtim të zbatojnë marrëveshjen dhe të përforcojnë bashkëpunimin mes dy vendeve, në drejtim pozitiv dhe me vullnet më të madh për zgjidhjen e të gjitha sfidave.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…