Nuredini: Patjetër duhet të punojmë në mbrojtjen e Liqenit të Ohrit

Ministri Nuredini realizoi takimin e parë të punës me kryetarin e sapoemëruar të Ohrit Kiril Pecakov, ku biseduan për aktivitetet aktuale dhe të planifikuara në këtë komunë.   Ministri Nuredini theksoi nevojën e bashkëpunimit ndërmjet pushtetit lokal dhe atij qendror për realizimin e projekteve kyçe infrastrukturore në këtë rajon, për çka kryetari i komunës shprehu gatishmërinë.  U theksua rëndësia e funksionimit të sistemit kolektor për grumbullimin e ujërave të zeza, investimi në rrjetin e kanalizimeve, vendosja e sistemit rajonal të vetëqëndrueshëm për menaxhimin me mbeturinat dhe zëvendësimi i mënyrave jo-ekologjike të ngrohjes së ndërtesave publike.  Sfidë për komunën e Ohrit është mbrojtja e trashëgimisë së paçmuar natyrore të Liqenit të Ohrit në ekuilibër me zhvillimin socio-ekonomik, mbi të gjitha turizmin e qëndrueshëm. Në këtë drejtim, u diskutua edhe për progresin në procedurën e shpalljes së Kënetës së Studençicës për zonë të mbrojtur dhe rivlerësimi i Planit të Menaxhimit me Liqenin e Ohrit, dhe në lidhje me rekomandimet e Komitetit të UNESCO-s.   

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…