Grubi: Aplikacioni “Lexues Audio” për personat e verbër me version edhe në gjuhën shqipe

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sëbashku me kryeministrin e vendit Zoran Zaev ishte i pranishëm në ngjarjen e organizuar nga ana e Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale për lëshimin në përdorim zyrtar të aplikacionit “Lexues Audio”, i cili do të jetë në shërbim të rreth 3000 personave të verbër në vendin tonë. Projekti i krijimit të këtij aplikacioni është financuar nga ana e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe ai u krijua në partneritet me Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale, Programin për zhvillim të Kombeve të Bashkuara dhe Këshillin Nacional për personat e verbër. Ky aplikacion përmes sistemit të shëndërrimit të “fotografisë/tekstit në zë” do të mundësojë lëvizje dhe komunikim më të lirshëm, jetë më cilësore për kategorinë e personave të verbër. Grubi përmes faqes së tij zyrtare në Facebook poashtu njoftoi se në përgatitje e sipër është edhe versioni shqip i këtij aplikacioni i quajtur Hana. Në përpilimin e të dy versioneve të aplikacionit është përfshirë kompani e specializuar amerikane për krijimin e këtyre produkteve softuerike dhe ekip lokal i linguistëve nga institucione me renome. Implementimi i këtij projekti bazohet në Konventën e ratifikuar të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me nevoja të veçanta në vitin 2011.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…