Grubi-Bregu: Bashkëpunimi rajonal shans për integrim më të shpejt në BE

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi realizoi takim me Sekretaren e përgjithshme të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal znj.Majlinda Bregu. Grubi uroi Bregun që me sukses të realizojë bashkëpunimin rajonal në Evropën Juglindore duke theksuar se vlerëson rolin e saj. Zëvendëskryeministri i parë Grubi gjatë takimit me Bregun foli për gjendjen në vend dhe në rajon si dhe për avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore me ç’rast shembull morri dhe marrëveshjet që Republika e Maqedonisë së Veriut ka arritur me Bullgarinë dhe Greqinë. Sekretarja e përgjithshme znj.Majlinda Bregu i tha zëvendëskryeministrit të parë Grubi se në fokusin e aktiviteteve të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal është rëndësia e ndërlidhjes së rajonit dhe nevojës për integrimin e ekonomive në një treg të përbashkët dhe theksoi se këshilli që ajo drejton është i përgatitur tu ndihmojë vendeve të Evropës Juglindore në procesin e integrimit evropian. Grubi uroi Bregun për angazhimin dhe vendosjen e firmës personale të saj mbi punën e RCC me angazhimin e shkëlqyer në punën e Këshillit. Grubi dhe Bregu u pajtuan se bashkëpunimi rajonal është thelbësor sa i takon integrimit të vendit në Bashkimin Evropian dhe të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se nevojiten rezultate të dukshme në këtë plan, që është një parakusht i rëndësishëm për stabilitetin dhe përparimin e rajonit.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…