Grubi: Filluan negociatat me Bechtel-Enka për Korridorin 8 dhe 10-D

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi i shoqëruar nga ministri i Financave z. Fatmir Besimi, ministri i Transportit dhe Lidhjeve z. Blagoj Boçvarski si dhe drejtori i Ndërmarrjes për Rrugë Shtetërore z. Ejup Rustemi, kanë pritur sot në takim përfaqësuesit e konzorciumit ndërkombëtar Bechtel Enka si dhe kompanisë që do të mbikëqyre procesin e ndërtimit të këtij projekti, IRD.

Takimi i sotëm vjen pas mbledhjes së Komitetit për negociata për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10 D dhe Vendimit të Qeverisë me të cilin e ka obliguar Komitetin për negociata për implementimin e projektit për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D, e cila njëkohësisht është edhe konsulent ligjor i Qeverisë për negocimin e kontratës.

Qeveria, javën e kaluar miratoi konkluzionin e propozuar nga Komiteti për negociata, se janë plotësuar të gjitha parakushtet për fillimin e negociatave dhe formimin e grupeve të punës mes Bechtel Enka dhe IRD, negociata të cilat do të zgjasin 21 ditë.

Realizimi i këtij investimi kapital do të kontribuojë në modernizimin e infrastrukturës rrugore, e cila në të ardhmen do të mundësojë zhvillim shtesë të shërbimeve, kushte më të mira për zhvillimin e biznesit, por edhe kushte të sigurta për lëvizjen e njerëzve.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…