Grubi fton edhe Vllehët të bëhen pjesë aktive e regjistrimit

Ka vazhduar për të tretën ditë me rradhë takimi iZëvendëskryeministrit të parë dhe ministër për Sistem politik dhemarrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi me përfaqësues tëkomuniteteve këtë herë me atë vlleh me të cilët është diskutuar përçështjen e regjistrimit në vend, si një nga proceset e rëndësishme përRepublikën e Maqedonisë së Veriut.Grubi ka theksuar se ministria për Sistem politik dhe marrëdhëniendërmjet bashkësive vazhdon të jetë e hapur për bashkëpunim me të gjithëkomunitetet në vend si një portë në të cilën ata mund të gjejnëmbështetje pasiqë vetëm në këtë mënyrë shoqëria në vend mund të jetë ebarabartë.Senzibilizimi dhe mobilizimi për regjistrim të popullatës ishte pikakryesore e diskutimit mes bashkëbiseduesve me theks të veçantë tekkomuniteti vlleh.Përfaqësuesit e komunitetit vlleh si dhe të tjerët duhet në formë aktivetë përfshihen sa më shumë dhe institucionet e vendit ju qëndrojnë nëdispozicion të plotë për t’ju ndihmuar.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…