Takim me Ambasadorët në MPJ me rastin e përvjetorit të anëtarësimit në NATO

Me rastin e shënimit të përvjetorit të anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani ka mbledhur për takim tematik shefat e PDK-ve të Republikës së Maqedonisë së Veriut të akredituara në vendet anëtare të BE-së dhe Misionet e Përhershme në NATO dhe BE.“Para tre ditësh u ktheva nga vizita dy ditore e Këshillit të  NATO-s në Bruksel, ku për herë të parë u ulëm fizikisht në tavolinë, krah për krah me vendet më të fuqishme të botës. Më lejoni që sot, pikërisht në këtë jubile, të ju përcjell se me nder dhe në nivel të detyrës e përfaqësojmë vendin në NATO, me kapacitet të plotë teknik dhe kadrovik në misionin tonë, ashtu siç i ngjanë një vendi- anëtare e Aleancës.  Pikërisht ky jubile ishte njëra prej arsyeve se pse sot kam ftuar shefat e Përfaqësive Diplomatiko- Konsullore të vendit tonë, të akredituar në vendet anëtare të BE-së. Sot me Ambasadorët tanë, jo vetëm që do ta shënojmë përvjetorin, por edhe thellësisht do ta analizojmë atë që e kemi bërë deri më tash; do të kontrollojmë, ose një lloj prerje të anëtarësisë sonë në NATO dhe gjithsesi, që do t’i përcaktojmë direktivat e ardhshme të veprimit tonë diplomatik si anëtare e plotfuqishme e NATO-s”, theksoi Osmani.Në raport me perspektivat evropiane të vendit, Osmani tha:“Kuptohet lartë në agjendë në këtë takim tematik do të jetë edhe dosja evropiane e vendit. Pres të marr informacione të sakta për gjendjen politike dhe qëndrimet e vendeve anëtare në BE, në të cilat Ambasadorët janë akredituar. Rrethanat janë të atilla që në dy muajt e ardhshëm na hapet dritarja e mundësive që prinë deri në Samitet e BE-së në qershor. Bëhet fjalë për tre muaj jo të plotë, periudhë brenda së cilës presim aktivitete të përforcuara diplomatike edhe nga ana e administratës evropiane, por edhe të vet vendeve- anëtare të BE-së, në drejtim të rrumbullakimit të dosjes sonë evropiane dhe fillimit të bisedimeve”.Në orët e pasdites së takimit tematik  do të mbahen edhe sesione të posaçme me presidentin Stevo Pendarovski, kryeministrin Zoran Zaev  dhe Zv/kryeministrin e angazhuar për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…