Grubi – Koundouros: Greqia përkrahëse e fuqishme e çeljes së bisedimeve të RMV-së me Bashkimin Europian

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi ka pritur sot në takim ambasadorin grek në Shkup, z. Roussos Koundouros.Ambasadori Koundouros dhe zëvendëskryeministri i parë Grubi u pajtuan se tashmë janë krijuar kushte të mira në drejtim të përmirësimit të mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, si në fushën e energjetikës dhe ekonomisë gjithashtu edhe në të gjitha sferat tjera që janë me rëndësi dhe në të mirën e qytetarëve të të dyja vendeve.Më tej, ambasadori Koundouros i përcolli zëvendëskryeministrit të parë Grubi përkrahjen e fuqishme të shtetit grek sa i takon tejkalimit të kontestit me Republikën e Bullgarisë si dhe fillimin sa më parë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.Grubi dhe Koundouros, gjatë takimit vlerësuan se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është një kontribut shtesë për stabilitetin rajonal dhe një mundësi shtesë për zbatimin e standardeve europiane, e me këtë edhe zhvillimin e gjithë rajonit.Zëvendëskryeministri i parë Grubi dhe ambasadori Koundouros bashkë konstatuan se zgjidhja e kontestit mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, hapi mundësi të mëdha për zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.Në këtë takim u diskutua edhe rreth zhvillimeve rajonale, në veçanti kontestet në Balkanin Perëndimor.Grubi dhe Koundouros në fund të këtij takimi bashkë konstatuan se Maqedonia e Veriut dhe Greqia, përmes miqësisë dypalëshe tashmë po promovojnë stabilitet në gjithë Ballkanin Perëndimor.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…