Grubi priti në takim Artemis Malon: Rruga e përbashkët e integrimit të kurorëzohet në familjen e madhe europiane

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim Zëvendës ministren për Europë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipëris, znj. Artemis Malo.

Procesi i integrimit europian, reformat që po bëhet në vend përfshirë këtu edhe frontin e përbashkët proeuropian, projektet e përbashkëta mes dy vendeve, Korridorin 8, vendkalimin e përbashkët kufitar, Portin e thatë të Strugës si dhe 21 marrëveshjet e nënshkruara në mbledhjen e përbashkët ndërqeveritare ishin pjesë e bisedës mes Grubit dhe Malos.

Të dy bashkëbiseduesit potencuan rëndësinë e stabilitetit në rajon, ruajtjen e kompaktësisë në rrugën europiane si dhe mbështetjen e plotë të politikave zhvillimore mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë.

Në takim është theksuar se rruga e përbashkët europiane të cilën e kanë nisur të dy vendet duhet të finalizohet me integrim të plotë në familjen e madhe europiane.

Pjesë e bisedës mes Grubit dhe Malos ishte dhe kontesti mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, ku u vlerësua se zgjidhja përfundimtare përmes njohjes së ndërsjellë do të sjellë më shumë siguri dhe prosperitet në Ballkanin Perendimor.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…