Ilir Hasani: Hapja e kufijve me shtetet fqinje nuk do të rit numrin e të infektuarve me Koronavirus

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani, në emisionin ClickPlus në TV21, tha se lëvizja e lirë mes qytetarëve nuk do të rriste numrin e të infektuarve në asnjë anë të kufirit, duke shtuar se kjo gjë është dëshmuar me lëvizjen e lirë me Shqipërinë. “Një ndër temat kryesor që u diskutua sot në Komisionin për Sëmundje Infektive ka qenë edhe hapja e kufijve si iniciativë e përbashkët e të gjithë neve, duke e kyçur këtu edhe Ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe. I diskutuam në mënyrë shumë të sinqertë edhe argumentet të cilat flasin se mbajtja e kufijve të mbyllura në ditët e sotme nuk do të na i përmisonte gjendjen me Covid-19 ditëve të ardhshme. Lëvizja mes qytetarëve nuk do e rriste numrin e pacientëve të infektuar me Covid-19 në asnjë anë të kufirit gjë e cila u dëshmua me lëvizjen e lirë që e kishim e Shqipërinë”, tha në Click Plus, Ilir Hasani – zëvendësministër i Shëndetëisë.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…