Konferenca e Biznesit, Dubai – Nuredini: Zhvillimi i bazuar në mbrojtjen e mjedisit jetësor sigurisht që është i lartë në agjendën e zhvillimit 

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, mori pjesë në Konferencën e Biznesit të mbajtur sot, së bashku me zëvendëskryeministrin Fatmir Bytyqi dhe drejtorët e Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik dhe Agjencisë për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit, Festim Halili dhe Ljupço Janevski ku prezantuan mundësitë e investimit që ofron shteti ynë. “Zhvillimi i bazuar në mbrojtjen e mjedisit jetësor sigurisht që është i lartë në agjendën e zhvillimit. Ne planifikojmë të investojmë në zhvillimin e sektorit të energjisë, por në përputhje me agjendën e gjelbër evropiane dhe që synon përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë, energjinë diellore, të erës dhe largimin e qymyrit nga përdorimi. Duke rritur sipërfaqen e zonave të mbrojtura nga 9% në mbi 13%, kemi hapur mundësi të reja për zhvillimin e ekoturizmit dhe rritjen e numrit të vendeve të gjelbërta të punës” – tha ministri Nuredini në Konferencën e Biznesit të mbajtur sot në EXPO DUBAI.   

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…