Kriteret ekonomike në Agjendën e skriningut bilateral me Komisionin Europian

Dje në Bruksel përpara përfaqësuesve të Komisionit Evropian Sekretarja shtetërore në SÇE dhe Zëvendës kryenegociatore me BE-në Znj.Drita Abdiu –Halili bashkë me ministrin e financave Fatmir Besimi hapën seancën e skriningut bilateral për fushën e kritereve ekonomike. Ky është një moment mjaft i rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut por gjithashtu edhe për Komisionin Evropian, pasi që kriteret ekonomike janë pjesë e metodologjisë të re për anëtarësim në BE, dhe si të tilla për herë të parë prezantohen në agjendën e bisedimeve për anëtarësim.

Përfaqësues nga insitucione të ndryshme si: Ministria e fianancave, Ministria e ekonomisë, Qeveria, Ministria e transportit dhe lidhjeve, Banka popullore, Ministria për shoqëri informatike dhe administratë, Fondi për inovacione dhe Komisioni për mbrojtjen e konkurrencës do të prezantojnë mbi qeverisjen ekonomike dhe legjislacionin kombëtar për këtë fushë, që në fakt paraqesin esencën e kritereve ekonomike.

Gjatë 3 viteve të fundit ekonomia e vendit tonë ka kaluar përgjatë disa sfidave globale ekonomike. Pandemia e Covid 19, kriza energjetike, inflacioni si dhe lufta në Ukrainë kanë pasur ndikim të drejtpëdrejtë në zhvillimin e projektuar ekonomik.

Maqedonia e Veriut është tërësisht e përkushtuar që bashkë me Komisionin Evropian dhe institucionet tjera evropiane të ndërtojë një ekonomile funskionale të tregut, të aftë për tu përballur me sfidat e kohës me qëllim integrimin në tregun e brendshëm të Bashkimit Evropian. Edhe përkundër këtyre sfidave Qeveria ka vazhduar përpjekjet për tu përballur me krizën duke implementuar politika dhe instrumente stimuluese,dhe duke shtyrë para reformat e nevojshme.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…