Kryeparlamentari Xhaferi e pranoi Raportin e progresit nga euroambasadori Gir

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, zyrtarisht e pranoi Raportin e Komisionit Evropian për përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023, nga ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Dejvid Gir.

Siç theksohet në kumtesën e Kuvendit, në takim krahas Kryetarit, ishin të pranishëm nënkryetarët e Kuvendit, Goran Misovski dhe Hysni Ismaili, koordinatori i Grupit Parlamentar i LSDM-së, Jovan Mitreski, koordinatori i Aleancës për Shqiptarët, Atnan Neziri, zëvendës-koordinatorja e Grupit Parlamentar të VMRO DPMNE-së Dafina Stojanovska dhe sekretarja e përgjithshme, Cvetanka Ivanova.

Kryetari Xhaferi falënderoi ambasadorin Gir në emër të deputetëve për traditën e prezantimit të Raportit vjetor të Komisionit Evropian për përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023 dhe theksoi se Kuvendi edhe më tej do të mbesë i hapur për të gjitha sugjerimet që kanë të bëjnë me integrimet euroatlantike të vendit në çka ambasadori Gir shprehu bindje të fuqishme se zgjerimi mbetet zotimi vital dhe prioriteti kryesor i Unionit. 

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…