Kryeparlamentari Xhaferi priti në takim delegacionin e Kuvendit të Kosovës

Sot Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, u takua me anëtarët e grupit të punës nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, i cili takim është në kuadër të vizitës së tyre studimore të organizuar nga Instituti Nacional Demokratik. Qëllimi i vizitës studimore është që së afërmi të njihen me procesin reformues etik në vendin tonë, me fokus në mekanizmin i cili edhe pse akoma nuk është miratuar nga ana e Kuvendit, është një nga draft kodet etikë më të avancuar. 

Kryetari Xhaferi u uroi mirëseardhje mysafirëve dhe dha një vështrim të shkurtër për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve, duke i potencuar shumicën e aspekteve pozitive dhe duke i sugjeruar çështjet ndaj të cilave duhet të kushtohet vëmendje plotësuese, siç është për shembull lehtësimi i lëvizjes së qytetarëve nga të dyja anët.  

Foli edhe për bashkëpunimin parlamentar i  cili has në mbështetje në të dyja anët dhe zhvillohet në të gjitha nivelet, prej te kryetarët e kuvendeve, te trupat punues dhe grupet e miqësisë. Këmbimi i praktikave të mira është një bazë e shkëlqyer e nisjes dhe në këtë kontekst i përmendi projektet që i realizojmë së bashku me donatorët dhe rezultatet e të cilëve janë dobi e madhe për funksionalitetin e dhomës ligjvënëse. Ndër tjerat, këtu bën pjesë edhe Kodi etik i parë i cili u harmonizua në suazat e Procesit të Dialogut Zhan Mone, ndërsa tani është në përpilim edhe harmonizimi i fundit i cili do të lëshohet në procedurë parlamentare. Në përpilim është edhe Rregullorja e re për punën e Kuvendit, në bashkëpunim me Parlamentin Evropian dhe e cila harmonizohet me durim të madh dhe konstruktivitet të gjithë pjesëmarrësve në proces. Qëllimi është Kuvend funksional i cili i ushtron kompetencat e veta kushtetuese në mënyrën më të mirë të mundur. 

Mysafirët falënderuan për mundësinë për takim me kryetarin, dhe për mundësinë e këmbimit të informatave të dobishme me kryetarin dhe anëtarët e Komisionit për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit dhe me Kryetarin e Kuvendit, Xhaferi. Udhëheqësi i delegacionit i prezantoi anëtarët, duke theksuar se në përbërje të saj ka anëtarë të dhomës ligjvënëse të Republikës së Kosovës dhe të NDI-së, dhe foli për aktivitetet e deritanishme dhe vizitat e realizuara studimore në parlamente të ndryshme për të grumbulluar sa më shumë përvojë nga fusha. Falënderuan për mbështetjen që si vend e pranojnë nga Kuvendi dhe nga Republika e Maqedonisë së Veriut në të gjitha evenimentet ndërkombëtare dhe shprehën dëshirë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit. 

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…