Kryeparlamentari Xhaferi priti në takim emisarin special azer, Amerbajev

Në takimin me emisarin special të Presidentit të Azerbajxhanit, Eçin Amerbajev, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së veriut, Talat Xhaferi, në emër të Kuvendit dhe në emrin e vet personal drejtoi urime për Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliev dhe homologen e tij, Kryetaren e Parlamentit të Azerbajxhanit, Sahiba Gafarova. Njëherazi, falënderoi për ftesën e saj për të vizituar Azerbajxhanin në periudhën në vijim. 

Kryetari Xhaferi shprehu bindje se në periudhën e ardhshme bashkë me Azerbajxhanin do të punohet në përforcimin dhe intensifikimin e komunikimit bilateral, si për takime në nivelin më të lartë, ashtu edhe të grupeve parlamentare të bashkëpunimit të dy vendeve. Me ç ‘rast, ai i potencoi mundësitë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik-tregtar i cili akoma është në nivel jo të kënaqshëm, edhe pse ka potencial të madh për përmirësim. E shprehu gatishmërinë tonë si shtet për bashkëpunim në fushën e energjetikës dhe për bashkëngjitjen në TAP – Gazsjellësi Trans-Adriatik, për çka kemi mbështetje të madhe nga BE-ja. “Në kuadër të kryesimit tonë me OSBE-në, theksoi Kryetari Xhaferi, e mbështesim zgjidhjen paqësore të konfliktit ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë në rajonin Nagorno Karabah dhe tejkalimin e bllokimeve të Korridorit ”Laçin”. 

Emisari special i Presidentit të Azerbajxhanit, Amerbajev, falënderoi për mundësinë të jetë mysafir në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, që njëherazi paraqet edhe vizitën e tij të parë në vendin tonë. I transmetoi përshëndetjet e Presidentit Ilham Aliev për vendin tonë dhe për Kuvendin. Theksoi se agjenda e tij është në drejtim të dhënies së kontributit në përforcimin dhe intensifikimin e marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve, si edhe njoftimin më të hollësishëm të Kryetarit Xhaferi me situatën e sigurisë në vendin e tij dhe për negociatat aktuale ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë, për vënien fund të konfliktit dyvjetor ndërmjet dy vendeve me arritjen e pajtimit rreth pikave të procesit paqësor dhe pritjet nga implementimi i tij. 

Tërësisht u pajtua me Kryetarin Xhaferi se në periudhën e ardhshme duhet të bëhen përpjekje të përbashkëta për përforcimin e bashkëpunimit në të gjithë fushat, sidomos në planin ekonomik dhe në planin e zhvillimit të komunikacionit ajror dhe turizmit ndërmjet dy palëve. Foli edhe për rëndësinë që e ka Ballkani Perëndimor për Azerbajxhanin në fushën e ndërlidhjes energjetike me korridoret gazsjellëse që kalojnë nëpër më shumë vende.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…