Kryeparlamentari Xhaferi priti në takim nënkryetarin e Parlamentit polak, Rishard Terlecki

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me nënkryetarin e Parlamentit të Republikës së Polonisë, Rishard Terlecki.

Duke e vlerësuar vizitën si shumë të rëndësishme, Xhaferi përshëndeti mbështetjen e vazhdueshme që Polonia i jep vendit tonë. Ai dha mirënjohje për rolin e Polonisë në agresionin ndaj Ukrainës, duke vënë në dukje se Republika e Maqedonisë së Veriut miratoi  Deklaratë që dënon agresionin rus; vendosi sanksione kundër Rusisë dhe vazhdimisht ofron mbështetjen e nevojshme për Ukrainën.

Terlecki theksoi se në të kaluarën e afërt integrimi në Bashkimin Evropian ka ngecur, jo për shkak të vendeve aspirante por për shkak të vetë Bashkimit Evropian. Duke pasur parasysh situatën aktuale, vazhdoi ai, procesi integrues duhet të përshpejtohet dhe i bëri thirrje Maqedonisë së Veriut që ta shfrytëzojë momentin dhe të mos e humbasë këtë mundësi, sepse bëhet fjalë për të ardhmen e vendit.

Para përfundimit të takimit, të dy bashkëbiseduesit u angazhuan për intensifikimin e bashkëpunimit në nivel parlamentar, duke përfshirë kontaktet në nivelin më të lartë, duke përfshirë në nivel të Grupeve të Deputetëve për bashkëpunimit dhe Trupave të Punës të Kuvendit.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…