Kryeparlamentari Xhaferi takon delegacionin e Këshillit të ambasadorëve Amerikanë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot, pranoi delegacion të Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë (CAA), të kryesuar nga Timoti Çorba, kryetar i CAA.

CAA është bashkim i ambasadorëve të jo-karrierës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që, mes tjerash, mbështet rolin e vendit të tyre dhe ambasadorëve amerikanë në zbatimin e politikës së jashtme të SHBA-së në ambasadat në mbarë botën.

Në kuadër të misionit të tyre në gjetjen e fakteve, të ftuarit janë për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës.

Në takim, kryetari Xhaferi theksoi se partneriteti strategjik ndërmjet dy vendeve bazohet në vlera dhe interesa të përbashkëta, ndërsa Republika e Maqedonisë së Veriut është e përkushtuar për bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në për një sërë çështjesh, duke përfshirë sigurinë, zhvillimin ekonomik dhe sundimin demokratik.

Kryetari Xhaferi, i njoftoi mysafirët për progresin e deritanishëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimeve evropiane, por edhe për sfidat me të cilat po përballemi, si dhe për obligimet që i realizon Kuvendi në lidhje me këtë çështje.

Kryetari Xhaferi e dënoi agresionin rus ndaj Ukrainës, duke nënvizuar se vendi ynë është i përfshirë në të gjitha veprimet e bashkësisë ndërkombëtare në mbështetje të Ukrainës.

Nga ana e tyre, të ftuarit e lartë nënvizuan se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE sjell përfitime të mëdha për vendin dhe u bënë thirrje faktorëve politikë që t’i tejkalojnë sfidat gjatë rrugës. Ata, gjithashtu, shprehën interesim edhe për situatën e përgjithshme politike në vend.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…