Kryeparlamentari Xhaferi takon Grupin Parlamentar të Bashkëpunimit nga Austria

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, kishte takim të përzemërt me delegacionin e Grupit Parlamentar të Bashkëpunimit me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Austria. Kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi personale për takimin me ç’rast falënderoi edhe për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut. Theksoi se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve janë të shkëlqyera dhe shpreson se këto takime në nivelin parlamentar do të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të të njëjtave. Në vazhdim e sqaroi procesin e integrimit të vendit tonë me BE, duke shprehur shpresë se deri në vjeshtë të këtij viti do të bëhet konsensusi i duhur në Kuvend për miratimin e ndryshimeve kushtetuese që janë kusht për hapjen konkrete të negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian. 

Kryetarja e Grupit të Bashkëpunimit nga Austria, Shtefani Krisper, falënderoi për pritjen dhe shprehu gatishmëri nga ana e Grupit të Bashkëpunimit për intensifikimin e marrëdhënieve parlamentare ndërmjet dy vendeve. Ajo u ndal edhe në procesin e eurointegrimit të Maqedonisë së Veriut dhe nënvizoi se krahas ndryshimeve kushtetuese, në këtë proces janë shumë të rëndësishme reformat që zbatohen në shtet, me çka vendi do të jetë më atraktiv për investimet e huaja. Në diskutim u inkuadruan edhe deputetë tjerë nga Grupi i Bashkëpunimit nga Austria të cilët shfaqën interes për funksionimin e bashkëpunimit ndër partiak në Kuvend, sidomos për procesin e Dialogut Zhan Mone.    

Në fund të takimit, Kryetari Xhaferi u uroi mysafirëve qëndrim të këndshëm dhe biseda të frytshme në takimet e radhës në vendin tonë. 

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…