Tetovë, 9 shkurt 2026
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mirëpriti drejtuesit e nismës “Liria ka emër”, znj. Eliza Hoxha dhe z. Ismail Tasholli.
Gjatë takimit u diskutua për Marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, si një thirrje qytetare për drejtësi, dinjitet dhe respektim të vlerave të luftës çlirimtare.
Kryetari Ahmeti theksoi se mbështetja për drejtësinë e luftës çlirimtare dhe për kthimin sa më të shpejtë të çlirimtarëve në familjet e tyre përbën një mesazh të qartë të unitetit kombëtar, solidaritetit dhe dinjitetit.
Drejtësi. Dinjitet. Liri.


