Kryetari Ahmeti morri pjesë në pritjen e organizuar nga ambasadori françez, Sh.T.z. Christophe Le Rigoleur

Shkup, 14 korrik 2026

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mori pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Ambasada e Republikës së Francës në Shkup, me rastin e Festës Kombëtare të Francës. Kjo ishte një mundësi për të ritheksuar rëndësinë e miqësisë dhe partneritetit me Francën, një shtet mik dhe një nga shtyllat kryesore të Bashkimit Evropian, që vazhdimisht ka mbështetur paqen, stabilitetin, demokracinë dhe perspektivën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Me këtë rast, Kryetari Ahmeti uroi popullin francez dhe ambasadorin Christophe Le Rigoleur për Festën Kombëtare të Francës, duke shprehur bindjen se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë të forcohet në frymën e vlerave të përbashkëta evropiane, lirisë, solidaritetit dhe respektit të ndërsjellë.

https://www.facebook.com/share/p/185HTZtNSc/

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…