Prishtinë, 7 gusht 2025
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mori pjesë në protestën e mbajtur në Prishtinë, ku së bashku me mijëra qytetarë u shpreh mbështetja për vlerat e luftës çlirimtare të Kosovës.
Me këtë rast, kryetari Ahmeti theksoi se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte një luftë e drejtë dhe çlirimtare, e mbështetur nga bota demokratike, në funksion të lirisë dhe të drejtës së një populli për të jetuar i lirë.
Ai nënvizoi se drejtësia nuk mund të ndërtohet mbi akuza politike apo pretendime që cenojnë të vërtetën historike të luftës çlirimtare, duke shprehur besimin se e vërteta dhe drejtësia do të triumfojnë.
Kryetari Ahmeti vlerësoi se pjesëmarrja masive e qytetarëve dëshmoi edhe një herë respektin dhe përkushtimin ndaj vlerave të lirisë dhe sakrificës së atyre që kontribuan për çlirimin e Kosovës.
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!









