Kryetari Ahmeti në Drenas, ngushëllon familjen Shala për vdekjen e nënës Taibe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti ka vizituar familjen Shala në Gjergjicë të Drenasit për të ngushëlluar për vdekjen e nënës Taibe.

Së bashku me Ahmetin ishte edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladovci.

Statusi i kryetarit Ahmeti:

Sot në Gjergjicë të Drenicës ngushëllova familjen Shala për nënën Taibe, nënën e heronjëve të kombit, shokëve, bashkëveprimtarëve e bashkëluftëtarëve të mi Shaban e Bedri Shala.

Në faqet e bardha të librit për nënë Taiben, shkrova  që për të bërë portretin e një nënë që rriti bijë dhe bija që i dolën zot traullit e vendit duhet një përkushtim i madh. Prandaj, ti, nënë e Shabanit dhe Bedriut që prite e përcolle luftarë të lirisë, Lavdi të qoftë…

https://www.facebook.com/photo?fbid=585084629652330&set=pcb.585084792985647
Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…