Kryetari Ahmeti, përcolli urimet e tij më të sinqerta për Presidentin Donald Trump me rastin e marrjes së detyrës si President i SHBA-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, përcolli urimet e tij më të sinqerta për Presidentin Donald Trump me rastin e marrjes së detyrës si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kryetari Ahmeti vlerësoi se SHBA-të mbeten aleati më i rëndësishëm strategjik dhe një nga shtyllat kryesore të paqes, demokracisë dhe stabilitetit global.

Ai theksoi se qëllimi i politikës së BDI-së ka qenë dhe mbetet forcimi dhe thellimi i marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si një aleat i pazëvendësueshëm që ka dëshmuar vazhdimisht përkushtimin e tij ndaj promovimit të lirisë, drejtësisë dhe vlerave demokratike. Kryetari Ahmeti vlerësoi gjithashtu se Presidenti Trump, edhe gjatë mandatit të tij të mëparshëm, ka treguar vendosmëri dhe lidership në politikën ndërkombëtare, me fokus në avancimin e paqes, sigurisë dhe prosperitetit. Ai shprehu bindjen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën udhëheqjen e Presidentit Trump, do të vazhdojnë të jenë shembull i vlerave demokratike dhe mbështetëse e fuqishme e stabilitetit, zhvillimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar përballë sfidave globale.

https://www.facebook.com/share/p/1CqynLGyeC

Related posts

Kryetari Ahmeti mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Zvicrës, Sh.T.Z. Christoph Sommer

Shkup, 2 shtator 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e…

Kryetari Ahmeti uron 1 shtatorin - fillimin e vitit të ri shkollor

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, uron 1 shtatorin – fillimin e vitit të ri shkollor. Në vazhdim, postimi…

BDI: Qeveria i tërheq 6 milion euro të siguruara për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina” mjetet dhe plani ishin gati por kjo qeveri zgjodhi të mos e realizoj ketë projekt

Shkup, 31 gusht 2026 BDI – Konferencë për media Bekim Rexhepi – ish Zëvendës Ministër i Transportit dhe Lidhjeve https://www.facebook.com/share/v/1TM6tRCjv9/?mibextid=wwXIfr Të nderuar…