Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, përkujton nobelistim shqiptar, Ferid Murad, në tre vjetorin e ndarjes nga jeta.
Në vazhdim, postimi i plotë:
Tre vjet pas ndarjes së tij nga jeta, kujtojmë me nderim Ferid Muradin, nobelistin shqiptar me prejardhje nga Llakavica e Gostivarit dhe një nga mendjet më të ndritura që kombi ynë i dha shkencës botërore.
Laureat i Çmimit Nobel për Mjekësi, profesor dhe studiues i shquar, Ferid Murad me punën dhe arritjet e tij dëshmoi se dija dhe përkushtimi nuk njohin kufij. Suksesi i tij mbetet krenari për shqiptarët dhe frymëzim për brezat e rinj.
I përjetshëm qoftë kujtimi për nobelistin shqiptar, Ferid Murad!

https://www.facebook.com/share/p/1PWDMj1eCc/?mibextid=wwXIfr
