Kryetari Ahmeti priti delegacionin e OSBE/ODIHR, të udhëhequr nga Macacci

Shkup, 16 shtator 2025

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim përfaqësuesit e OSBE/ODIHR-it, të udhëhequr nga Matteo Mecacci, Julia Mancin, Polona Zajec dhe Edin Shabani.

Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e organizimit të zgjedhjeve të lira, fer, demokratike dhe në përputhje me standardet evropiane, si një parakusht i domosdoshëm për zhvillimin demokratik të vendit.

Kryetari Ahmeti theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut ka ende hapësirë për përmirësimin e ambientit zgjedhor, me qëllim garantimin e barazisë, transparencës dhe drejtësisë për të gjithë pjesëmarrësit në proces.

Ai nënvizoi se diskursi politik duhet të mbështetet në argumente, ide dhe vizion për të ardhmen e vendit, ndërsa përgjegjësia kryesore për organizimin e një procesi zgjedhor të rregullt dhe kredibil i takon institucioneve përgjegjëse dhe pushtetit.

Kryetari Ahmeti riafirmoi përkushtimin e Bashkimit Demokratik për Integrim për të mbrojtur standardet demokratike, proceset e lira zgjedhore dhe perspektivën evropiane të vendit.

https://www.facebook.com/share/p/197w1YJGtu

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…