Kryetari Ahmeti, takoi Presidentin e Shqipërisë Begaj, në Ohër

Tetovë, 13 korrik 2025

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, zhvilloi një takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Sh.T. Bajram Begaj, në Ohër.

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit diskutuan për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, si dhe për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit rajonal në funksion të stabilitetit, zhvillimit dhe integrimit të plotë të rajonit në Bashkimin Evropian.

Kryetari Ahmeti theksoi se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve është kyç për ndërtimin e urave të mirëkuptimit, forcimin e partneriteteve strategjike dhe avancimin e perspektivës evropiane të rajonit.

Ai nënvizoi se angazhimi për integrimin evropian nuk është vetëm një objektiv politik, por një vizion i përbashkët për paqe të qëndrueshme, zhvillim ekonomik dhe një të ardhme më të mirë për qytetarët e vendeve tona.

Takimi u zhvillua në frymën e marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet dy vendeve dhe të përkushtimit të përbashkët për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe evropian.

https://www.facebook.com/share/p/1CvUeevqW4

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…