Kryetari Ahmeti uron 4 Korrikun – Ditën së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u përcolli urimet më të përzemërta popullit amerikan, duke vlerësuar këtë datë si simbol të lirisë, demokracisë dhe aleancave të forta ndërkombëtare.

Kryetari Ahmeti theksoi se shqiptarët dhe Republika e Maqedonisë së Veriut kanë ndërtuar një partneritet të thellë dhe të qëndrueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, partneritet që ka qenë vendimtar në avancimin e lirisë, barazisë, integrimit euroatlantik dhe zhvillimit demokratik.

Ai vlerësoi se mbështetja e vazhdueshme amerikane dhe aleanca strategjike me SHBA-të mbeten garanci për të ardhmen euroatlantike të vendit dhe për ruajtjen e paqes e stabilitetit në rajon.

Me këtë rast, kryetari Ahmeti ritheksoi përkushtimin për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve me aleatin më të rëndësishëm strategjik dhe për vazhdimin e rrugëtimit të përbashkët në mbrojtje të vlerave të lirisë, demokracisë dhe paqes.

Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

https://www.facebook.com/share/p/1JCvENgeDZ

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…