Kryetari Ahmeti uron Fitore Malajn për zgjedhjen Rektore të Universitetit “Kadri Zeka”

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, uron Fitore Malajn, vajzën e Heroit të Konbit, Rexhep Malaj, për zgjedhjen Rektore të Universitetit “Kadri Zeka”.

Në vazhdim, postimi i plotë:

Me krenari të veçantë mora lajmin se Fitore Malaj, vajza e udhëheqësit tim dhe Heroit të Kombit, Rexhep Malaj, është zgjedhur Rektore e Universitetit “Kadri Zeka”, institucion që mban emrin e Heroit të Kombit, Kadri Zeka.

Ky nuk është vetëm një sukses akademik. Është një vazhdimësi e amanetit të një brezi që sakrifikoi gjithçka për lirinë, ndërsa sot pasardhësit e tij i shërbejnë kombit përmes dijes, arsimit dhe ndërtimit të institucioneve.

Historia përmes formave të saj, po dëshmon se idealet jo vetëm nuk shuhen, por ato marrin forma të reja dhe jetojnë në çdo brez që zgjedh përgjegjësinë mbi privilegjin dhe shërbimin mbi interesin personal.

E dashura Fitore, të uroj suksese në këtë detyrë me përgjegjësi të lartë. Jam i bindur se me vizion, integritet dhe përkushtim do ta udhëheqësh Universitetin “Kadri Zeka” drejt arritjeve të reja, në shërbim të studentëve, shkencës dhe zhvillimit të shoqërisë sonë.

Lavdi e përjetshme Rexhep Malajt dhe Kadri Zekës! Ata mbetën udhërrëfyes të brezit tonë në luftën për liri, ndërsa sot emri dhe vepra e tyre vazhdojnë të frymëzojnë brezat që ndërtojnë të ardhmen me dije, dinjitet dhe përgjegjësi kombëtare.

https://www.facebook.com/share/p/1JmYqkX8pY/?mibextid=wwXIfr

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…