Kryetari Ahmeti uron Ilindenin: Është çasti i duhur të reflektojmë mbi atë që kemi arritur bashkë gjatë një rrugëtimi të gjatë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar sot qytetarët e vendit për festën e Ilindenit duke theksuar rëndësinë e kryengritjes së përbashkët të vitit 1903 që bashkoi qytetarët e vendit mbi kauzat jetike të lirisë, barazisë dhe paqes. Ahmeti ka potencuar se ajo kryengritje e përbashkët e vitit 1903 është udhërrëfyesi më i mirë i bashkëveprimit tonë për të mirën e përgjithshme dhe zhvillimin, si dhe kundër të keqes izoluese dhe përçarëse.

Postimi i plotë:

120 vite më parë popujt e vendit tonë do të bëheshin bashkë rreth një kauze jetike, asaj të lirisë dhe barazisë kundër pushtuesit.

Ajo kryengritje e përbashkët e vitit 1903 është udhërrëfyesi më i mirë i bashkëveprimit tonë për të mirën e përgjithshme dhe zhvillimin, si dhe kundër të keqes izoluese dhe përçarëse.

Sot është edhe çasti i duhur të reflektojmë mbi atë që kemi arritur bashkë gjatë një rrugëtimi të gjatë e të lodhshëm, të kujtojmë paqen që solli Marrëveshja e Ohrit, integrimin në NATO dhe të mendojmë se si bashkë të konkretizojmë misionin e integrimit në Bashkimin Europian.

Urime të gjithë qytetarëve të vendit Ditën e Republikës!

https://www.facebook.com/photo/?fbid=826774838816640&set=a.465898708237590
Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…