Kryetari Ahmeti, uron Pashkët

Me rastin e Festës së Pashkëve, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, përcolli urimet e tij më të sinqerta për të gjithë besimtarët katolikë.

Ahmeti uroi që kjo festë e shenjtë të mbushë shtëpitë me paqe, zemrat me dashuri dhe jetën me shpresë, duke forcuar lidhjet familjare, solidaritetin dhe frymën e bashkimit.

Njëkohësisht, ai shprehu urime për të gjithë shtetasit e huaj që jetojnë dhe shërbejnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, së bashku me familjet e tyre, si dhe për Atin e Shenjtë, Papa Leoni XIV, duke shprehur dëshirën për më shumë afrim, mirëkuptim dhe bashkëpunim në të ardhmen.

Ahmeti uroi që Pashkët të sjellin paqe, harmoni, begati dhe mbarësi për të gjithë.

Gëzuar Pashkët!

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…