Kryetari Ahmeti viziton familjen e dëahmorit Hilmi Hoti, në 25 vjetorin e rënies

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, viziton familjen e dëahmorit Hilmi Hoti, në 25 vjetorin e rënies.

Në vazhdim, postimi i plotë:

Sot, në Carrallukë të Malishevës, në 25 vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Hilmi Hoti, vizitova nënën dhe familjen e tij.

Me nderim e mirënjohje, bëmë homazhe në Malishevë, pranë vendprehjeve të Hilmi Hotit, Visar Krasniqit, Labinot Krasniqit dhe dëshmorëve të tjerë të Malishevës, si dhe pranë busteve të tyre në shkollat fillore që me krenari mbajnë emrat e tyre.

Sakrifica dhe vepra e tyre mbeten të skalitura në kujtesën tonë kombëtare dhe do të përcillen brez pas brezi si shembull i përkushtimit ndaj lirisë dhe atdheut.

Lavdi e përjetshme Hilmi Hotit, Visar Krasniqit, Labinot Krasniqit dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!

https://www.facebook.com/share/p/1M47rvJC3c/?mibextid=wwXIfr

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…