Kryetari Ahmetin priti në takim Edward P.Joseph, njohës i mirë i rrethanave tek ne dhe në rajon

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka pritur sot në takim profesorin amerikan dhe njohësin e rrëthanave gjeo-politike në vendin tonë, Edward P.Joseph.

Ahmeti në Facebook shkruan se së bashku me profesorin Joseph kanë diskutuar mbi çështjet aktuale politike, me theks të veçantë nevojën që ka Maqedonia e Veriut për anëtarësim në BE, duke realizuar ndryshimët kushtetuese.

Statusi i plotë:

Me kënaqësi sot në Kuvend takova Edward P. Joseph, profesorin amerikan dhe njohësin shumë të mirë të rrethanave në vendin tonë dhe në rajon, me të cilin diskutuam për integrimin europian, ndikimin rus në Maqedoni të veriut dhe rajon, zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare si dhe të ardhmën e Ballkanit perendimor si tërësi. E njoftova z. Joseph rreth zhvillimeve të fundit dhe përkushtimin tonë që ti prijmë procesit integrues nëpërmjet të ndryshimeve kushtetuese duke i bërë ballë njëkohësisht ndikimeve intenzive malinje ruse kundër aspiratave tona euro-amerikane.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=950889923071797&set=pcb.950890013071788
Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…